Britania e Madhe sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion në Shqipëri, Kim: Askush s’është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka mirëpritur vendimin e Britanisë së Madhe për të mos mbështetur dhe shpallur “non grata” politikanët që janë përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor. Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se kush ka shkelur atë duhet të përballet me drejtësinë.
“Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
Britania e Madhe njoftoi se politikanët që janë të përfshirë në korrupsion nuk do të jenë të mirëpritur në vendin e tyre dhe se do kenë pasoja. Në këtë mënyrë Britania e Madhe i bashkohet SHBA lidhur me qëndrimin që do të mbajnë për politikanët që janë të përshirë në korrupsion dhe minim të demokracisë.
Në njoftimin e saj Britania e Madhe shkruante gjithashtu se gjatë kësaj jave janë ndërmarrë sanksione kundër disa individëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion, por pa përmendur emra.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




