Britania e Madhe sanksionon 206 separatistë rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës

Britania tha të mërkurën se kishte vendosur sanksione të reja ndaj 206 individëve në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë 178 të cilët tha se ishin të përfshirë në mbështetjen e rajoneve separatiste të Ukrainës të mbështetur nga Rusia raporton Reuters.
Zyra e Jashtme tha se individët e sanksionuar përfshijnë Alexander Ananchenko dhe Sergey Kozlov, të cilët i përshkroi si kryeministër të vetëquajtur dhe kryetar i qeverisë së të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk.
Maria Lavrova, gruaja e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, është subjekt i ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve.
“Pas sulmeve të tmerrshme me raketa ndaj civilëve në Ukrainën Lindore, ne sot po sanksionojmë ata që mbështesin rajonet ilegale të shkëputura dhe janë bashkëpunëtorë në mizoritë kundër popullit ukrainas”, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.“Ne do të vazhdojmë të synojmë të gjithë ata që ndihmojnë dhe mbështesin luftën e Putinit.”
Qeveria do të vazhdojë gjithashtu me legjislacionin këtë javë për të ndaluar importin e produkteve të hekurit dhe çelikut, si dhe eksportin e teknologjive kuantike, materialeve të avancuara dhe mallrave luksoze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




