Britania përballet me grevën më të madhe të transportit në 30 vjet, probleme për miliona pasagjerë

Botë | 4 vite më parë

Britania po përballet me grevën më të madhe të transportit në 30 vite, teksa miliona pasagjerë nuk po marrin dot shërbimin.  

Greva ka tronditur rrjetin e transportit të Britanisë pasi bisedimet e minutës së fundit midis sindikatave dhe kompanive hekurudhore nuk arritën një marrëveshje.

Vlerësohet se më shumë se 40,000 punonjës të pastrimit , sinjalistikës, mirëmbajtjes dhe stacionit do të jenë pa punë për tre ditë këtë javë, të martën, të enjten dhe të shtunën. Problemi i punonjësve fokusohet te pagat, kushtet e punës dhe sigurinë, ndërsa hekurudhat e Britanisë luftojnë për t’u rikuperuar nga pandemia e koronavirusit.

Stacionet kryesore ishin kryesisht të shkretë të martën në mëngjes, me vetëm rreth 20% të trenave të pasagjerëve të planifikuar për të lëvizur.

Bisedimet e minutës së fundit të hënën nuk arritën të bënin përparim të rëndësishëm. Sindikata e Hekurudhave, Detit dhe Transportit thotë se nuk do të pranojë ofertën për një rritje të pagës prej 3%, e cila është shumë më e ulët se norma e inflacionit, që aktualisht është 9%.

Sindikata akuzon qeverinë konservatore se refuzon t’u japë kompanive hekurudhore mjaft fleksibilitet për të ofruar një rritje të konsiderueshme të pagave. Qeveria nga ana tjetër shprehet se nuk po merr pjesë në bisedime, por ka paralajmëruar se rritjet e mëdha do të shkaktojnë një spirale katastrofike që do ta shtyjë inflacionin edhe më lart.

Kryeministri Boris Johnson akuzoi sindikatat për “dëmtim të njerëzve që pretendojnë se po ndihmojnë” dhe bëri thirrje për “një kompromis të arsyeshëm për të mirën e popullit britanik dhe fuqisë punëtore të hekurudhave”./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme