Britania regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19 që nga mesi i korrikut

Botë | 5 vite më parë

Britania e Madhe të enjten ka regjistruar 53.945 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë i rasteve ditore që nga mesi i korrikut.

Rekordi i mëparshëm ishte 54.674 më 17 korrik pas Kampionatit Evropian në futboll “EURO 2020”.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve nga fillimi i pandemisë në mbi 10.3 milionë.

Janë regjistruar gjithashtu 141 vdekje të reja në të gjithë Britaninë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 145.281.

Duke përfshirë 1 dhjetorin e vitit 2021, 88.7 për qind e britanikëve të moshës 12-vjeç e lart morën dozën e parë, 80.7 për qind të dytën dhe 33.1 për qind përforcuesen ose dozën e tretë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson mori dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme