Bronny James, djali i LeBron, pëson arrest kardiak

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Bronny James, djali i Lebron James, pësoi një arrest kardiak të hënën gjatë një stërvitje në palestrën e kolegjit të tij. Lojtari, të cilit iu dha ndihma e parë menjëherë, është transportuar në spital në terapi intensive, kushtet janë të qëndrueshme dhe është larguar nga reparti duke u transferuar në ambjentet e zakonshme.

Bronny, i lindur në vitin 2004, është ndër kandidatët që do të zgjidhen gjatë Draftit të NBA-së 2024. Ngjarja hedh një hije dyshimi në karrierën e tij të mundshme profesionale dhe në projektin babë e bir për të luajtur së bashku në të njëjtin ekip. Megjithatë, i riu është ende nën vëzhgim dhe është shumë herët për të nxjerrë përfundime për këtë çështje.

Familja James falënderoi në një deklaratë këdo që tregoi afërsi pas incidentit dhe kërkoi privatësi. Falenderim edhe stafit mjekësor të kolegjit të Universitetit të Kalifornisë Jugore, i cili ofroi ndihmën e parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme