Bulqizë, strehim për 15 familje dhe përmirësim kushtesh për 40 të tjera

Sociale | 5 vite më parë

Bashkia Bulqizë do të strehojë 15 familje të pastreha si dhe po punon për përmirësimin e kushteve të 40 familjeve që jetojnë në në ish-kompleksin e punëtorëve në lagjen Gjeologu.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili ka inspektuar nga afër punën për izolimin e tarracës në ish-kompleksin e punëtorëve në lagjen Gjeologu.

“Rreth 40 familje të strehuara në ish-kompleksin e punëtorëve në lagjen Gjeologu nuk do të përballen më me vështirësitë që sjellin reshjet dhe i ftohti i dimrit. Në këtë fazë të parë po punojmë për izolimin e tarracës, për të vijuar më tej me restaurimin tërësor të të gjitha ambienteve dhe me përshtatjen e tyre në mjedise të banueshme”, tha ai.

Alla thekson se do të strehohen 15 familje në ish-kompleksin e punëtorëve në lagjen Gjeologu. “Krahas familjeve që jetojnë aktualisht në këtë kompleks, në përfundim të projektit do të ketë edhe 15 apartamente të tjerë, në të cilat do të akomodohen familjet më në nevojë. Vëmendja ndaj nevojave të qytetarit do të vazhdojë të jetë busulla jonë”, shprehet ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme