Bulqizë – Tentuan të fshehin vdekjen e 82-vjeçares në aksident, ndalohet 16-vjeçari, nën hetim djali i të moshuarës

Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia në Bulqizë, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një të moshuar. Ngjarja u regjistrua më 28 gusht në fshatin Ostren, por fillimisht u raportua si aksidentale. Në polici u deklarua se 82-vjeçarja ishte rrëzuar në rrugë dhe si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Bulqizës.
Por hetimet treguan se i mituri kishte përplasur me motor të moshuarën dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Nën hetim është vënë edhe djali i 82-vjeçares, për shkak se ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallëzuar.
Po ashtu po hetohen edhe dy infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




