Bundesliga, Borussia Dortmund frenon: 2-2 me Heidenheim

Borussia Dortmund u ndal në mënyrë të jashtëzakonshme në shtëpi nga Heidenheim. Djemtë e Terziçit fillimisht krijuan një avantazh komod, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-0. Por në pjesën e dytë miqtë arritën të barazojnë 2-2 duke marrë kështu pikën e parë në renditje.
Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Brandt. Tetë minuta më vonë erdhi dhe dyfishimi, falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Emre Can. U duk një mision i përfunduar për verdhezinjtë, por u goditën atëherë kur nuk pritej: pësuan fillimisht golin e 2-1 nga Dinkci, më pas barazimin (përsëri me penallti) nga Kleindienst.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




