Burg ish-talentit holandez

Ish-sulmuesi i Holandës, Quincy Promes është dënuar me 18 muaj heqje lirie për dhunë fizike ndaj një njeriu të tij të afërt. 31-vjeçari momentalisht lojtar i Spartak Moscoë është arrestuar në dhjetor 2020 për incidentin që daton në po të njëjtin vit por disa muaj më herët. Gjykata në Holandë dolin në përfundimin se ai është fajtor pasi një gjë e tillë u provua me fakte por hodhi poshtë akuzën për vrasje të mbetur në tentativë duke e lehtësuar shumë pozitën e lojtarit që tashmë duhet të kryejë dënimin prej 1 viti e gjysmë. Gjatë një feste familjare në rajonin e Abcoude ku Promes u përfshi në një sherr me një kushëri pas akuzave për vjedhjen e një bizhuterie me vlerë duke e dëmtuar rëndë në këmbë.
Ai duhet t’i paguajë gjithashtu 7 mijë euro dëmshpërblim viktimës por telashet Promes nuk mbarojnë këtu. Ai do të përballet me një gjyq tjetër për shkak të akuzave për trafik ndërkombëtar droge. Promes bashkë me në grup të strukturuar kriminal, akuzohetb se ka futur 1360 km kokainë në portet e Rotterdamit dhe Antëerpit. Ish-talenti i Ajaxit i cili konsiderohejn edhe si e ardhmja e sulmit të Kombëtares Portokalli, rrezikon të kalojë një pjesë të madhe të jetës pas hekurave pasi pozita e tij është e komplikuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




