Bursat për degët prioritare, aplikimet mbyllen në 18 dhjetor, shumica e kërkesave nga UB

Sociale | 3 vite më parë

Studentët që janë regjistruar këtë vit akademik në degët prioritare, kanë nisur aplikimet për të fituar bursën sa paga minimale gjatë gjithë viteve të studimit.

Nga mbi 1600 studentë që figurojnë të regjistruar në këto dege, deri tani kanë aplikuar 500 prej tyre. 
Drejtori  i Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë Artan Spahiu sqaron se pas mbylljes së aplikimeve do të jenë universitetet ato që bëjnë përzgjedhjen e studentëve që do të mbështeten me bursë.

Për të marrë pagesën çdo muaj, studentët  duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë 3 vite gjatë një periudhe 6 vjeçare.

Aplikimi për përfitimin e bursave në deget prioritare mbyllet me 18 dhjetor. 

Universiteti Bujqësor deri me tani mban numrin më të madh të aplikimeve me 258 studentë të interesuar.

Gazetare Keti Toroveci


       
/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme