Butrinti mirëpret “Vizitën”, drama e suksesshme do të luhet më 6 qershor në qytetin antik
Shfaqja teatrore “Vizita”, me regji nga Davide Iodice, do të vihet në skenë më 6 qershor në Teatrin Antik të Butrintit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane. E frymëzuar nga vepra e H.G. Ëells, drama e suksesshme e Teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me atë të Sardenjës trajton tema si pranimi i tjetrit, paragjykimi dhe dashuria.
Aktorja Rita Gjeka e cilëson të veçantë interpretimin në një hapësirë si Butrinti dhe bën të ditur se kësaj here kastit i bashkohet edhe një aktor i ri.
“Është një shfaqje si “vizita” që është magjike dhe ta bësh ne Butrint bëhet dyfish magji. Unë jam shumë krenare për këtë shfaqje e cila nuk besoj se ka për të mbaruar shumë shpejt. Trupa e teatrit “Migjeni” këtë herë është detyruar të bëj një zëvendësim me aktorin Kristian Halilaj”, u shpreh Gjeka.
Sipas Gjekës, sinqeriteti është një nga arsyet pse “Vizita” është pritur kaq mirë nga publiku kudo ku është shfaqur.
“Shfaqja është shumë e ndjerë e cila kalon përtej shpirtrave të njerëzve”, tha ajo.
Premiera e “Vizitës” u dha në Teatrin “Migjeni” në vitin 2023, ndërsa shfaqja është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




