Buxheti 2022: Dyfishim i ndihmës ekonomike për rreth 150 mijë familje me mbi 3 fëmijë!

Ekonomi | 5 vite më parë
 
 

Buxheti 2022 parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për rreth 150,000 familje përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, shkruan ATSH.

Buxheti 2022 rrit mburojën sociale për shtresat më në nevojë.

Në tërësi, buxheti rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.

Për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet.

Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.

Këto janë tri mbështetje direkte, të cilat janë të përfshira në paketën e buxhetit 2022, i cilësuar si buxheti i qytetarëve.

Për vitin 2022 parashikohet më tepër mbrojtje për shtresat në nevojë dhe qytetarët përfitues të skemës së mbrojtjes sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme