Buxheti 2022 për bujësinë, Ekonomia debate për politikat e taksimit dhe mbështjetjen financiare

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria do të mbështes me 7.1 miliardë lekë bujqësinë në buxhetin e vitit të ardhshëm, por opozita e konsideron të ulët financimin e këtij sektori.
Nga ana tjetër edhe deputetët socialisë ndajnë shqëtësim mbi politikat e paqëndrueshme qeverisëse si dhe ndryshimet e shpeshta të taksimit për bujqësinë. 
Edmond Spaho: “Buxheti më i vogël këtë vit. Këmban alarmi, shikoni me realizëm. Ka rënë numri I krerëve, dhe është gjysma e sektorit. Paketa fiskale sivjet do të jetë shkatërruese për sektorin. Bini pre e ministrise së Financave që bën politika favorizuese. Mbingarkon sektorë që janë duke dhënë shpirt. Dhe lë ca që rrinë në luks.“
Frida Krifca: “Edhe une nuk dua të rris taksat, dua të mbroj fermerët.“ 
Politikat e paqëndrueshme qeverisëse si dhe ndryshimet e shpeshta të taksimit për bujqësinë ishin shqetësimet kryesore në anbalizën e detajuar që ndau Erion Brace për buxhetin e bujqësisë. “ Është imediatë që të ulemi dhe të përcaktojmë njëherë e mire polikat e mbështetjes dhe taksimin që ndihmojnë prodhimin.“ 
Frida Krifca :“Jam shumë dakord për qëndrueshmërinë fiskale. E kam shumë të qartë se cfarë nuk duhet bërë në këtë drejtim“
Brace kërkoi gjithashtu krijimin e një burse për produktet bujqësore dhe blegtorale si dhe audit për kontratat me qira të tokave bujqësore që sipas tij kanë rënë në duar të gabuara. “Auditoni sa më parë këto kontrata, se janë banditë”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme