Buxheti i 2022-shit/ Berisha: Do mbetet në histori si vjedhja më e madhe, keni grabitur 122 mld për 9 muaj

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur akuza nga foltorja e Kuvendit kundrejt qeverisë. Berisha deklaroi se buxheti i vitit 2022 nuk është gjë tjetër veçse buxheti i vjedhjeve. Berisha u shpreh se buxheti i 2022-shit do mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare dhe i shpërdorimeve abuzive më të mëdha.

“Sot diskutohet për buxhetin e 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave të KLSH? Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 mld lekëve nga këta që qëndrojnë dhe nxijnë papë shpinës sime. Nuk është shifër që del nga opozita, por nga institucioni zyrtar kushtetues. Keni vjedhur 122 mld lekë.

Keni vjedhur 30% më shumë se gjithë rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur më shumë se gjitha pensionet. Është vetëm në muajt e parë të 2022-shit.

Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekret që janë zhvilluar në 8 vite nga 2005-2013 keni zhvilluar 280 tendera sekrete. Keni vjedhur sepse 30% e tenderave i keni dhënë atij që keni dashur pa garë. Keni vjedhur sepse 61% e tenderave sipas KLSH ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë me çmim maksimal. Ku janë hajdutët që s’kanë kurajo të rrinë, do ua plas të gjitha në Parlament dhe dil ti mbroji këtu. Kush ndërton rrugën me 24 mln euro kilometra. Kush shet energjinë me 40 eruo dhe rishet me 140 euro. Këta i bëjnë.  Mjerojnë shqiptarët”, tha Berisha.

Kreu demokrat vijoi me akuzat edhe ndaj Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku se vjen pas Kryeministrit në radhë për vjedhje. Më tej, Berisha akuzoi dhe vëllanë e Kryeministrit se përmes bitcoin ka arritur të vjedhë 2.2 miliardë lekë. Këto vjedhje, sipas Berishës, favorizojnë klanin mafioz siç e konsideroi ai, të Ramës, dhe mjerojnë qytetarët shqiptarë.

“Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë një kompani të cilës janë arrestuar 10-tëra hajdutë vazhdon të marrë çdo ditë 300 mln euro, çdo javë 1 mln euro. Vetëm se është kompania e Edi Ramës kurrë s’mund të ndodhte. SKAPI i partisë nuk guxon ta bllokojnë, konfiskojë, ndërpresë vjedhjen e përditshme të Ramës me djegësat, keni vjedhur dhe vidhni botën. 2.2 mld janë vjedhur nga bitcoi nga ortaku i Olsi Ramës. Bën kërdinë në Spanjë, Itali. Olsi Rama e përcolli në Dubai. Padronin e Xibrakës e përcolli Rama. Ku janë? E tmerrshme. Nga zonja janë transformuar në të pamëshirë. Nuk ngopen me asgjë. Po përçani veriun dhe jugun thotë kjo. Habitet kjo që kryeson vjedhjet pas Ramës. Akt i turpshëm korruptiv hoqi rentën Edi Rama, një kusht i Organizatës së federuar në OKB. Ja ke transformuar jetën qytetarit me liqenin që ke ndërtuar aty. Shet injorancë kjo. Çdo njeri do përfitojë nga pasuritë që ka aty, janë lokale, kombëtarë. Këto janë rregulla. Ndaj dhe buxheti i 2022-shit do mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare, i shpërdorimeve abuzive më të mëdha. Na trego pak o hajdut që s’je hajdut. Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Josifin në Dubai sa ditë u mba fletë-arresti. Një javë u mbajt derisa mbushi baulet dhe u nis në Dubai. Dhe pastaj mashtron shqiptarët për blerje dronesh. Pa na thuaj sa i bleve? Se në gjithë botën çfarë do të blihet kanë çmim dhe u tregohet popullit. Këtu gjithçka vendoset si në shpella. Kush e kontrollon hapësirën ajrore? Rrit rrogat e ushtarëve. Të paguajmë ushtarët, oficerët, policët pastaj shkojmë te satelitët”, akuzoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme