Buxheti për rininë dhe fëmijët, Rama: Informatikë që në klasë të parë, dy qendra kompjuterike në Vlorë dhe Shkodër

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar buxhetin e viti 2022 për rininë dhe fëmijët. Zoti Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, teksa theksoi se synim është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.
“Sa i përket rinisë buxheti fillon të adresojë disa çështje që janë të përditshmërisë tuaj qoftë në shkollë, qoftë pas shkolle. Për hir të vërtetës dua ta përsëris atë që tha Bora, si një vlerë të shtuar të kontributit të drejtpërdrejtë të jush që keni marrë pjesë në takimet për strategjinë për rininë, na keni ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe për të ndërhyrë këtë hartë të re të angazhimeve dhe investimeve për kategorinë tuaj. Për herë të parë kemi adresuar në mënyrë të veçantë, nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave. E kemi vënë re në të gjithë takimet që laboratorët që ne kemi nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna vijon të bëhet në tori dhe jo me instrumente ashti si për laboratorët e informatikës janë larg në gjendje për të plotësuar nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës. Ne do bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve që nga viti i ardhshëm më mirëpajisjen e tyre dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të informatikës. Për ne është e qarë që nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofroj punë të shumë mirë paguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik duhet të investojmë shumë në njohuritë kompjuterike duke filluar që nga klasa e parë. Është fjala për një gjuhë të re, jo anglisht, por një gjuhë që do bashkojë nëse të gjithë botën. Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë atë ardhme të tashme dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë më tepër sesa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht me ambicien, na duhet që të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi ju të keni hapësirat dhe mundësitë për të përvetësuar këtë gjë. Sistemi i ri të mësuarit të tek përmes mësimit të informatikës në shkollë dhe këtë do ta bëjmë duke ndryshuar edhe kurrikulën e mësimit të informatikës dhe pastaj për t’iu dhënë atyre që janë më të pritur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet edhe pas shkolle duke pas qendra speciale ku mund të marrin mësime intensive dhe më pas mund të përfshihen në tregun global të tregut online. Qendra te arena kombëtare do zgjerohet te piramida. Ne kemi filluar punën për të pasur dhe dy qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave në Vlorë dhe Shkodër, ambicia është që brenda këtij mandati të kemi qendra të tilla në të gjitha bashkitë. Pjesa tjetër janë kurset intensive të kodimit ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar që të jenë në dispozicion. Nuk duhet të harrojmë atë që është e pamundur të merret nga kompjuterët, teknologjia, që ka të bëjë me një sërë anësh tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me kulturën, artin, dijen që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart, sytë. Ato punë që kompjuterët nuk mund t’i bëjnë kurrë. Kemi vendosur fond të veçantë për pasurimin e bibliotekave të shkollave”, tha Rama.
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët tha kanë alokuar një fond të veçantë për transportin e nxënësve në zonat rurale.
“Kohën që kemi kaluar bashkë ka qenë një kohë e shfrytëzuar shumë mirë sepse falë bisedave që kemi bërë ne sot në buxhetin që kemi alokuar një pjesë e problematikave do të marrin zgjidhje. Nga janari në bashkëpunim me Ministrinë e Arsmit kemi planifikuar një fond për koston e transportit për ata që e kanë larg shkollën. Jemi duke punuar për të pasuruar bibliotekat. Rikonstruktimi i shkollave dhe palestrave është në listën tonë. Programi i arteve dhe zejeve duke kaluar në mjedis dhe inovacion, me mbështetjen e UNICEF jemi duke punuar çdo ditë. Ne kemi dëshirë që të bëjmë disa parcela të vogla aty ku na favorizon terreni që ju të mësoni si mbillet një pemë një frut që të mësoni për një fushë të re që nuk keni pasur mundësi për ta ndjekur”, tha Muzhaqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




