Bylis dhe Erzeni, pa pengesa drejt Superiores

Erzeni dhe Bylis marshojnë drejt Kategorisë Superiore, ndërsa edhe pas javës së 26-të kryesojnë Kategorinë e Parë dhe fitojnë ndeshjet e tyre. Shijakasit kanë triumfuar në “Tofik Jashari” ndaj Butrintit, 3-1, kjo falë golave të Prengajt në të 1’ dhe në të 10’ e Ymerit në të 32’. Goli i sarandiotëve me Nurjan ishte sa për statistikë. Ndërkohë Bylisi e ka patur më shumë se sa të lehtë transfertën maliqare, teksa ka realizza një fitore me “poker” golash.
Katër golat e kryesuesve të Kategorisë së Parë mbajnë firmat e Qardakut, Loran, Bejit dhe sërisht Qardakut. Mban fort vendin e tretë Korabi, që triumfon ndaj Vorës 2-1. Vetëm një sukses në minutat e fundit për Tomorit ndaj Besës me dygolëshin e Oshafit. Fitore shtëpiake për Tërbunin, Apoloninë e Lushnjen përkatësisht ndaj Besëlidhjes, Pogradecit dhe Burrelit.
Turbina del në pah në Peqin ndaj Shkumbinit me atë fitore 3-2, por që përsëri e sheh skuadrës cërrikase brenda zonës së Play-out. Në tetë ndeshje 23 gola, thuajse me një mesatare prej 3 golash për takim, me faktin që nuk ka asnjë barazim. Kështu Kategoria e Parë mbetet nën dominimin e Bylisit 60 pikë dhe Erzenit 58 pikë.
REZULTATET
Erzeni – Butrinti 3-1
Tomori – Besa 2-0
Tërbuni – Besëlidhja 1-0
Maliqi – Bylis 0-4
Shkumbini – Turbina 2-3
Apolonia – Pogradeci 2-0
Vora – Korabi 1-2
Lushnja – Burreli 2-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




