Bylisi i pandalshëm, fitojnë dhe Kastrioti, Korabi e Lushnja

Kategoria e Parë ka zbritur të dielën në fushën e lojës me katër ndeshje të javës së 15-të. Bylisi vazhdon serinë e fitoreve duke mos njohur pengesa: 3-1 përballë Luzit. Kastrioti ka mposhtur 3-1 Tomorin duke e fundosur këtë të fundit në zonën e ftohtë të tabelës.
Fitore në transfertë për Korabin, që ka mposhtur Brsën me rezultatin 1-0. 2-0 është fitorja e Lushnjës përballë Burrelit.
Java e 15-të, do të mbyllet të hënën me dy sfida. Duke filluar nga ora 12:30, Apolonia do të sfidojë AF Elbasanin, një përballje pa favoritë, e të dyja skuadrat do të kërkojnë suksesin për të mos humbur kontaktet me kreun. Ndërkohë, po në orën 12:30, do të zhvillohet takimi mes Vorës dhe Flamurtarit.
REZULTATET
RENDITJA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




