Bylisi kampion, Erzeni në Superiore

Futboll Vendi | 5 vite më parë

Java e 29-të e Kategorisë së Parë ka përcaktuar një seri verdiktesh. Kështu Bylisi me fitoren 4-3 me Butrintin në stadiumin “Adush Muça” tanimë është Kampion i Kategorisë së Parë. Madje ballshiotët kanë rrëzuar në Kategorinë e Dytë, Butrintin, që pavarësisht përpjekjeve nuk ia ka dalë të marrë pikë në Ballsh. “Poker” golash nga Qardaku, që ka shvlerësuar përpjekjet e Butrintit, atje ku kanë shënuar Buxhelaj dhe Onuh. Bashkë me Butrintin janë rrëzuar dhe Shkumbini, i cili është mundur nga Burreli, 0-2.

Po kështu dhe Maliqi, që të shtunën u mund minimalisht në Peshkopi, por dhe Vora, e cila në fushën e vet u mund 5-1 nga Erzeni. Shijakasit sigurojnë matematikisht dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Lushnjës me Apoloninë, ajo e Turbinës ndaj Tomorit, apo dhe Besëlidhjes ndaj Burrelit.

Në javën e 30-të dhe të fundit mbetet për t’u përcaktuar skuadrat që do të luajnë në play-off me skemën 3-6 dhe 4-5 për të luftuar për një vend në Superiore, ndërsa më pas do të ndeshen me të 8-ën e Superiore. Për t’u përcaktuar dhe zona e Play-out. Nga Lushnja tek Turbina janë të gjitha të rrezikuara për në Play-out, ndërsa më poshtë po ndiqni dhe rezultatet e plota të javës së 29-të.

JAVA XXIX

Lushnja – Apolonia 1-0

Burreli – Shkumbini 2-0

Korabi – Maliqi 1-0

Pogradeci – Tërbuni 1-0

Turbina – Tomori 4-3

Bylis – Butrinti 4-3

Besëlidhja – Besa 2-1

Vora – Erzeni 1-5


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme