Capello, shumë i ashpër: Një turp, një tragjedi për Italinë

Fabio Capello, i trishtuar dhe i zhgënjyer nga dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ish-trajneri nuk e fshehu zemërimin e tij në një prononcim për Marca-n për një situatë që ai e përshkroi si “të papranueshme” për ‘Azzurrët’, një ekip i mbushur me histori, prestigj dhe fitore si në të kaluarën e afërt ashtu edhe në atë të largët. “Nuk munda të flija gjithë natën, ende nuk mund ta besoj atë që ndodhi”, rrëfeu Capello. “Po flasim për një ekip katër herë kampion bote, kjo është një tragjedi sportive, një turp. Është një nga gjërat më të këqija që i kanë ndodhur futbollit italian në historinë e tij”.
Capello e sulmon Gravinën drejtpërdrejt: “Askush këtu nuk po jep dorëheqjen dhe kjo është gjëja që më shqetësuese. Personi i parë që duhet të marrë përgjegjësinë është presidenti i federatës, së bashku me të gjithë menaxhmentin. Ne duhet të sjellim ekspertë në tryezë, të analizojmë se çfarë po ndodh dhe të fillojmë një rindërtim nga baza. Problemi nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet, është strukturor”.
“Do të jetë shumë e vështirë të rikuperohemi nga kjo situatë, por jam i bindur se kjo do të ndihmojë në krijimin e një ripërtëritjeje të vërtetë. Italia duhet të rishpikë veten. Italia është në zi. Për një komb futbolli si ky, përjashtimi për herë të tretë është diçka shumë e vështirë për t’u tretur”, shtoi Capello.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




