Carragher për Arthur: Jo ai që i duhej Liverpool

E ndjeshme, por jo e dobishme deri në fund të kauzës. Jamie Carragher “refuzon” transferimin e Arthur tek Liverpool nga Juventusi dhe e bën këtë troç. Ish-flamuri i Reds ka komentuar për Sky Sports për ardhjen e brazilianit në formë huazimi te klubi i trajnerit Jurgen Klopp.
“Unë nuk mendoj se Arthur është ai që i duhej Liverpool”, tha Carragher. “Ne kishim nevojë për një lojtar më të ri dhe më energjik. Unë mendoj se Arthur mund të mbushë një hapësirë dhe kjo është arsyeja pse Liverpooli e huazoi atë dhe në momentin e fundit”. Dhe përsëri ish-flamuri i Reds shtoi: “Mesfushori aktual që ata duan (Bellingham) nuk është i disponueshëm për momentin, kështu që mendoj se huazimi i dikujt është ende i arsyeshëm”.
Do të shohim se çfarë eksperience do të ketë Arthur dhe cilat do të jenë performancat e tij. Për brazilianin është një huazim dhe një mundësi e re për të treguar vlerën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




