Carragher zbulon: Solskjaer? United është i frikësuar nga precedenti

“Drejtimi i Mançester Junajtid është i tmerruar nga shkarkimi i Solskjaer-it pas precedentit Mourinho”. Fjala e Jamie Carragher pas manitës së pësuar të Djajtë e Kuq nga ana e Liverpoolit: “Ata janë të tmerruar nga ideja e ndryshimit. Janë të tmerruar nga ideja e përfshirjes së dikujt, siç bënë me Van Gaalin dhe Mourinhon, dikë që nuk e njeh ambjentin e Manchester United. Mendoj se është një moment paniku për bordin drejtues”.
Sipas ‘The Sun’, ndër zëvendësuesit e mundshëm është edhe Antonio Conte: “Janë bërë përpjekje për të përfshirë të ashtuquajturit trajnerë të njohur, por ata nuk kanë të njëjtin kujdes dhe vëmendje deri në detaje për të rinjtë, për zhvillimin dhe ADN e klubit. si Ole “, nënvizoi Peter Schmeichel, kundër ardhjes së ish -trajnerit të Interit.
Gary Neville është i të njëjtit mendim: “Unë nuk mendoj se Antonio Conte është i përshtatshëm për Manchester United. Nuk mendoj se ai është adekuat. Ne kemi parë se si një trajner i stilit Louis Van Gaal nuk ka funksionuar këtu”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




