Çeki: Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë deri në Krishtlindje

Një gjendje e jashtëzakonshme e shpallur në Republikën Çeke për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të shkojë deri në Krishtlindje, paralajmëroi sot ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.
”Një kthim në normalitet nuk është çështje ditësh, por javësh dhe muajsh, duke iu referuar kohës që do të duhet që numri i infeksioneve të reja ditore të bien përsëri në qindra”, i tha ai transmetuesit çek CT.
Shifra e fundit nga autoritetet tregoi 11 428 raste të reja në 24 orë.
Më shumë se 3 250 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Dhoma e Deputetëve, dhoma e ulët e parlamentit çek, miratoi të premten një zgjatje të gjendjes së tanishme të jashtëzakonshme të paktën deri më 20 nëntor. Kjo përfshin një shtetrrethim natën, si dhe mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së bizneseve.
Vendi erdhi përmes valës së parë të koronavirusit në pranverë relativisht i padëmtuar, por që prej asaj kohe ka luftuar me një rritje të shpejtë të shkallës së infeksionit nga shtatori./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




