Çela uron Pavarësinë me foto të Enver Hoxhës, Balla: Kam marrë sqarim, më pas do vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij

Politikë | 5 vite më parë

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues. 
Sakaq, lidhur me këtë incident ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, ai tha se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij. “Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.
Gjithashtu Balla foli dhe për 29 nëntorin dhe rëndësinë që ka kjo ditë për shqiptarët


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme