Çelet kuvendi i PD, Paloka: Kjo është ditë e shënuar !

Kuvendi i PD i thirrur nga përkrahës të ish kreut të saj Sali Berisha ka nisur në stadiumin “Arena Air Albania”. Ai u çel nga nënkryetari i PD Edi Paloka i cili e konsideroi si ditë të shënuar për demokracinë dhe vetë PD. “Pas 31 vitesh mblidhemi për ta rithemeluar atë” tha zoti Paloka.Delegatët e pranishëm brohorisnin dhe më së shumti thërrisnin emrin e Berishës shoqëruar me thirrjen “Fitore”.
Një dokumentar mbi jetën 31 vjeçare të PD, arritjeve më kryesore të saj, zunë vend kryesor në çeljen e punimeve të kuvendit të jashtëzakonshëm të PD. Por në dokumentar vend të rëndësishëm zunë edhe momentet kryesore të udhëheqjes së zoti Basha, të cilat tashmë ironizohen dhe kundërshtohen nga zoti Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




