Celibashi pret drejtorin e NDI-së për Europën, në fokus procesi zgjedhor dhe vota e emigrantëve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti të shtunën në një takim drejtorin e NDI-së për Evropën, Robert Benjamin, me të cilin bisedoi mbi procesin zgjedhor në Shqipëri.
Celibashi informoi se çështjet kryesore ku u përqendrua biseda ishin mbi ecurinë e reformës zgjedhore, ndërveprimin me Grupin e Dialogut në Kuvend, pritshmëritë e KQZ-së për realizimin e votimit nga jashtë, ligji mbi partitë politike dhe financimin e partive politike.
“U diskutua gjithashtu dhe për Kodin e Sjelljes mbi të cilin ende po punohet dhe në bashkëpunim me IDEA International, eksperti i të cilës do të japë shembuj të dokumentave të përdorura në zgjedhjet evropiane”, tha ai.
Robert Benjamin theksoi se votimi i shqiptarëve jashtë vendit mund të jetë sfidues për KQZ- në, pasi ky votim mbetet problematik nga pikëpamja teknike edhe për vende shumë më të zhvilluara.
Ai nënvizoi se procesi kërkon kapacitete, kohë dhe burime financiare të konsiderueshme.
Benjamin shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me KQZ-në për çdo hap drejt përmirësimit të procesit zgjedhor në vend.
Një problematikë tjetër e cila mori vëmendje gjatë diskutimit, ishte dhe gjuha e urrejtjes e përdorur gjatë fushatës elektorale.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




