Çelja e negociatave, Kurti: Urime Shqipërisë! Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE, çelësi për arritjen e paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar vendin tonë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE.
Në një postim në X (dikur Twitter), Kurti shkruan se rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e paqes jo vetëm për rajonin, por edhe Europën në tërësi.
“Urime Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE. Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e prosperitetit dhe paqes si për rajonin ashtu edhe për Evropën në tërësi”, shkruan Kurti.
Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE, e mbledhur sot në Luksemburg, çeli negociatat për grup kapitullin e parë me Shqipërinë që ka të bëjë me të drejtat themelore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




