Çelsi gabon, Siti e Liverpuli përfitojnë

Angli | 5 vite më parë

Chelsea bie në shtëpinë e West Ham dhe më pas City e Liverpooli përfitojnë duke e parakaluar në klasifikim. Chelsea, i cili u thirr për të mbrojtur vendin e parë në renditje, pësoi humbje pas nëntë raundesh si i pamposhtur në Premier League: West Ham bëri goditjen në finale dhe u konsolidua në pozitën e katërt me 27 pikë. Thiago Silva, I cili kishte një fillim të vështirë të sfidës, arriti të kalojë blutë në avantazh në minutën e 28-të. Lanzini 40’ vendosi barazpeshën  me penallti, por Mount 44’ riktheu edhe njëherë avantazhine  bluve. Po pjesa e dytë ka folur për vendasit të cilët arritën të sigurojnë fitoren me golat e Boëen 56’ dhe Masuaku 87’.

Liverpool falënderon Origin në frymën e fundit dhe kalon Chelsean me 34 pikë kundrejt 33 të Bluve: i duhet një blic i sulmuesit belg në minutën e 94-të për të “zhveshur” mbrojtjen e Wolverhampton. Ishte Liverpooli ai që bëri lojën dhe dominoi pjesën e parë, duke prekur pothuajse disa herë avantazhin, por vendësit qëndruan duke u mbështetur në kundërsulmet dhe shpejtësinë e Adama Traores. Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshon dhe përkundrazi të kuqtë shtyjnë edhe më shumë duke shkuar shumë afër 1-0 me ish-Diogo Jota, i cili përfiton nga një dalje e gabuar e Josè Sa por më pas me derën hapur dhe pa portier gjuan në mënyrë të gabuar. Loja ndizet, Klopp hedh Origin në betejë, por muri i Ujqërve është një kështjellë dhe Josè Sa e shpengon veten me një mrekulli ndaj Manè në finale. Duket e kryer për vendasit, por në të 94-ën Origi konfirmohet si “shpëtimtari” i Klopp dhe jep një fitore të pabesueshme.

Manchester City më në fund rikthehet në vendin e parë në klasifikim: një pikë më shumë se vendi I dytë, dy më shumë se i treti. Të besuarit e Guardiolës kanë arritur të marrin një fitore 3-1 në shtëpinë e Ëatford. Sterling e bën gjithçka të lehtë me golin e shënuar që në minutën e 4-ët, ndërsa Bernardo Silva në minutën e 31-të “vret” ndeshjen. Është edhe njëherë Silva, që në pjesën e dytë, minuta e 63-të, gjen rrugën e rrjetës, ndërsa vendasit ngushtojnë diferencën në minutën e 74-ët me anë të Cucho. Fitore 3-1 për të besuarit e trajnerit Guardiola, që sjell dhe vendin e parë në klasifikim në kuotën e 35 pikëve.   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme