Çelsi përfundon në Conference League, klubi hedh në shitje bileta

Triumfi i Junajtid në “FA Cup” dërgoi Çelsin në Confrence League. Për këtë motiv klubi londinez është përgatiur për më të keqen pasi sezonin që vjen “Stamford Bridge” do të vizitohet nga skuadra modeste.
Klubi londinez ka nxjerrë në shitje kategori të reja biletash. Kështu mbështetësit do të kenë mundësi që të blejnë për një çmim, i cili varion nga 27-13.50 stërlina, biletat e Kategorisë G. Çmimet për Kategorinë F variojnë nga 34-17 stërlina ndërsa Kategoria E nga 40-20 stërlina.
Rivalë potencial të Çelsit mund të jenë kampionët e Kazakistanit, Ordabasi ose Islandezët e Vikingur Rekjavik dhe polakët e Jagiellonia Bialystok.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




