CEO i Pfizer Albert Bourla infektohet me COVID, nis trajtimin me Paxlovid

Është infektuar me COVID Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bourla i cili ka deklaruar se po përjeton simptoma të lehta dhe ka nisur përdorimin e Paxlovid.
Timetotimes, raporton se Bourla shprehu bindjen se do të shërohet së shpejti për shkak të asaj se sa larg ka arritur bota në luftën kundër koronavirusit dhe shprehu mirënjohjen e tij për kolegët e tij që kanë punuar për t’i bërë vaksinat dhe trajtimet të përballueshme.
“Dëshiroj t’ju informoj se kam rezultuar pozitiv me #COVID19. Jam mirënjohës që kam marrë katër doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe ndihem mirë, megjithëse simptomat e mia janë shumë të lehta. U izolova dhe fillova kursin e Paxlovid-it”, tha ai.
Paxlovid mori lejen e përdorimit të urgjencës nga FDA në dhjetor 2021. Paxlovid mund të përdoret për të trajtuar Covid-19 të butë deri të moderuar te njerëzit 12 vjeç e lart, me peshë të paktën 88 kilogramë dhe në rrezik për sëmundje të rënda. Presidenti Joe Biden mori Paxlovid kur u testua pozitiv për Covid-19 muajin e kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




