Certifikata elektronike, DPT kujton tatimpaguesit: Kujdes! Riaplikoni në se ju skadon afati i vlefshmёrisё!

Ekonomi | 5 vite më parë

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Kujdes: Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё keni vepruar edhe herёn e parё. Klikoni online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 dhe zbatoni me radhё tё gjithё hapat e treguar aty.

Gjithashtu mund tё ndiqni edhe videon nё kanalin zyrtar nё Youtube tё DPT-sё nё linkun https://www.youtube.com/watch?v=3EFNggtVElA ku shpjegohen nё mёnyrё tё detajuar veprimet qё duhet tё kryeni. 

Administrata Tatimore mbetet në dispozicionin tuaj dhe për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e Fiskalizimit mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme