Çështja “Becchetti”, PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për cështjen Becchetti. Deputetja Grida Duma tha se komisioni do të kontrollojë ligjshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore sa i përket dëmit ekonomik të krijuar nga kjo cështje. “Sot protokolluam kërkesën zyrtare të PD dhe grupit parlamentar të PD, sa i përket komisionit hetimor të Kuvendit për çështjen Becchetti. Opinioni publik është i njohur në këtë rast dhe koston mbi 120 mln euro që shqiptarët duhet t’i paguajnë një kompanie private. Në këtë gjendje që është Shqipëria sot do të duhet të paguajë një borxh tjetër, për një sagë që nisi në 2015 si një sagë hakmarrje politike. Ajo ishte një ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsionit dhe në atë rast, publikoi dasmën luksoze të Veliajt.
Kjo çështje nisi për politikë dhe sot rezulton në 3 dëme të mëdha. Dëmi i prishjes së një investimi të huaj, moslejimi i fjalës së lirë të një mediaje dhe koston financiare që duhet të paguajmë. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet dhe për të mbyllur një sagë tjetër, ky komision hetimor, ne si anëtar të këtij komisioni duam të shtrojmë më tepër qartësi dhe që dëmin në fund, duhet të mos e paguajnë shqiptarët që s’kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë këtë dëm”tha Duma.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




