“Çështja Becchetti”, PD: Rama duhet të shkojnë para drejtësisë, është përgjegjës për dëmin!

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas lajmeve në mediat shqiptare se biznesmeni italian, Francesco Becchetti, i cili ka fituar një proces gjyqësor ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar, me vlerë 120 mln euro, ka nisur egzekutimin e vendimit.

“Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.” shkruan Bardhi në facebook. Sipas tij dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. “Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare” shkruan Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme