Çështja e Butrintit, Ina Zhupa: Gjykata Kushtetuese pranon padinë

Gjykata Kushtetuese duket se ka kaluar për seancë çështjen e Butrintit, ndërsa lajmi është bërë me dije nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se të gjitha palët duhet të çojnë argumentat dhe provat në Gjykatën Kushtetuese brenda datës 27 janar, ndërsa më pas do të zhvillohet një seancë publike.
“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin! Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palët të çojnë argumenta dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Me pas do zhvillohet seance publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitoi!”, shkruan Zhupa.
Deputetja demokrate ka kundërshtuar më shumë se një herë koncensionin e Parkut të Butrintit , duke akuzuar se në lidhje me projektin nuk është kërkuar mendimi i asnjë arkeologu dhe se parku po i jepet privatit.
Kujtojmë se Kuvendi i ka dhënë dritën “jeshile” marrëveshjes për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në bashkëpunim me shtetin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




