Çështja McGonigal, Meta në RTSH 24: Rama nuk i shmanget dot detyrimeve! Korruptoi ish-zyrtarin e FBI për të goditur opozitën

Politikë | 4 vite më parë

Teksa akuzon kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të godasë opozitën, duke korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se opozita do të vijojë të insistojë që kreu i qeverisë të mbajë përgjegjësi. Përballë Matilda Mcinit në RTSH 24, Meta tha se Rama, sipas tij ka bërë një akt të rëndë, megjithatë ai e sheh me skepticizëm që SPAK të nisë një hetim në lidhje me këtë çështje.

“Opozita do insistojë që parlamenti të përmbushë detyrimet në lidhje me këtë çështje. Ne kemi të përfshirë në një aferë korruptive dhe manipuluese kryeministrin e Shqipërisë. Është një gjë shumë e rëndë. Rama nuk i shmanget dot detyrimeve për t’u hetuar në parlament dhe për t’u përgjigjur në parlament. SPAK duhej të kishte nisur hetimet, por nuk presim shumë në këtë drejtim, SPAK ka patur të tjera prova të forta, por nuk po merremi me këtë. Ka bërë nëj akt të shëmtuar duke shkëmbyer favore me këtë person për të goditur opozitën në vendin e tij. Të korruptosh zyrtarë të lartë të një vendi partner pë rtë goditur opozitën… Ka bërë një akt shumë të rëndë sepse ka përdorur pozitën si kryeministër për të shkatërruar opozitën”, tha Meta.

I pyetur për lidhjen e tij me një nga personat që  përmendet në dosjen  McGonigal, Dorian Duçka, Meta u shpreh se ai ka shumë kushërinjë, teksa shtoi se kryesori në këtë çështje është kryeministri Edi Rama, pasi takimet me ish-zyrtarin e FBI janë zhvilluar në zyrën e tij.

“Kam nja 200 kushërinj si ai, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në takimin që ka bërë Rama me ish-zyrtarin e FBI. Por pse zgjodhi pikërisht atë? Ky është një proces që duhet t’i përfshi të gjithë personat që janë në këtë çështje, por kryesori është Rama dhe takimet janë bërë në zyrën e tij”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme