Çështja McGonigal, Meta: Ngritja e komisionit hetimor, urgjente! Rama do përgjigjet për çdo veprimtari kriminale

Politikë | 4 vite më parë

Çështja “McGonigal” ishte sërish temë e diskutimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në takimin e radhës me gazetarët. Për Metën është momenti, që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet pasi, sipas tij, është verifikuar përfshirja e kreut të qeverisë në ketë çështje, teksa përmend artikullin në gazetën New York Times. Meta thekson se ngritja e Komisioni Hetimor është urgjente dhe, sipas tij, Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit. 

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një veprimtari krimanale pasi kemi shkelje ligjeve amerikave, por absolutiht kemi shopërdorim kriminat te postit kryurm duke shkeluar rende kushtet dhe duke keqperdorur zyrtarët në mënyre tinëzare dhe të laigje për të goditur opozitën. Jam i bindur se komisioni do të ngrijet, Rama do të largohet, nuk mund të lelojmë më që te jemi pa parlament, pasi është detyrim. Edi Rama për të shpëtuar veten nga një skandal i këtyre përmasave nuk ka dhe nuk mund të ketë rrugë tjetër. Ta zgjedhë ai me cilin çmim do të largohet“, tha Meta.

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” ka zbardhur detaje nga hetimet në lidhje me çështjen McGonigal, duke hedhur dritë edhe mbi takimin e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Sipas “New York Times”, ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal, nuk e kishte fshehur marrdhënien e tij me Ramën dhe se për komunikimet me kreun e qeverisë shqiptare ka përdorur adresën e tij zyrtare të emailit.  Në lidhje me çështjen e lobimit në Partinë Demokratike, në artikull shkruhet se ka qenë vetë lobisti Nick Muzin i cili ka bërë një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë, duke treguar lobimin, para se McGonigal të kontaktonte me prokurorin për të bërë denoncimin në lidhje me këtë çështje.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme