“Çështja McGonigal”, Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por në akt-padi s’ka asgjë për mua! Opozita, akuza absurde

Politikë | 4 vite më parë

“Absurde” i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e opozitës në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili u arrestua për korrupsion. Në një komunikim për mediat, pas përfundimit të takimit me drejtuesit politik të PS në qarqe, Rama pranoi se e ka takuar McGonigal, por theksoi se në akt-padinë e drejtësisë amerikane nuk ka akuza ku të përmendet kryeministri apo qeveria.

“Kam takuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI dhe ço zyrtar të lartë të FBI do ta takoja sa herë të më jepej mundësia. Jetojmë në një zonë të otës ku njerëzit merren kë takove e me kë fole, por jo çfarë fole. Kam bërë shumë mirë që e kam takuar dhe nuk kam asnjë problem. E gjithë kjo është absurde. Në aktpadinë e drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me qeverinë apo me mua”, tha Rama.

Në lidhje me raportin e tij me McGonigal, kreu i qeverisë sqaroi se nuk janë miq dhe se e kishte takuar atë si zyrtar të lartë të FBI, ndërsa shtoi se në atë kohë, marrëdhëniet e tij me të i konsideroi miqësore, por jo atë mik.

“Përfundimi i hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit, nuk ka asnjë konkulzion të tillë. Aty nuk përmendet, thuhet se çafër thoitë njëri dhe çfarë thotë tjetëri. Hetruesit thonë që ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptar, të cilin unë e kam njohur nëpërmjet tij dhe nuk kam patur asnjë marrëdhënie tjetër. Fola për zotin Agron që vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe nuk kam shkëmbyer as letra e as interesa, por e kam takuar vetëm nën praninë e zyrtarit të FBI. Personi tjetër ka punuar pranë meje pa pagesë. Pse po e përdor opozita kundër meje, unë jam mësuar me këto dhe realisht jam ngopur me të tilla histori që synojnë vetëm sorollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një ndasie. I gjëmojnë sherreve pa marër parasyshë a janë të vërteta apo jo. Mik është fjalë e madhe, unë kam thënë në anglisht një rapor miqësor, por jo mik se nuk kam ndarë jetën me të”, u shpreh Rama.

I pyetur nëse do të pranojë ngritjen e një Komision i Posaçëm Hetimor në lidhje me këtë çështje, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për një çështje që i përket parlamentit shqiptar.

“Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane, ca do hetohet këtu, fantazia e shfrenuar e një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe publikun. Kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata në Amerikë, nëse thonë si gjykata në Amerikë mund të kontestohet nga vetëgjyqësia e foltores, kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë.  U them njerëzve ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane“, tha kryeministri.

Ish-zytari i FBI, Charles McGonigal u arrestua për korrupsion në Nju Jork, i akuzuar se i ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe nga një oligark rus. McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225 mijë dollarë.

Opozita ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të kryeminisrtit, ku kreu i PD-së, Sali Berisha i zgjedhur nga Rithemelimi, tha se Rama, sipas tij, ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Po ashtu, edhe kreu i PL-së, Ilir Meta akuzoi kreun e qeverisë se ka korruptuar ish-zyrtarine FBI, me qëllimin për të goditur opozitën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme