Çfarë bisedoi Biden për 14 minuta me presidentin e Afganistanit, para se vendi të binte në duart e talebanëve?

Reuters ka zbuluar detaje nga biseda e fundit mes presidentit Joe Biden dhe presidentit të Afganistanit, pak para se vendi të binte në duart e talebanëve. Në bisedën e fundit telefonike midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij në Afganistan, para se talebanët të merrnin kontrollin e vendit, udhëheqësit diskutuan për ndihmën ushtarake dhe strategjinë politike, por as Biden dhe as Ashraf Ghani nuk dukeshin të vetëdijshëm ose të përgatitur për rrezikun e rënies së vendit në duart e talebanëve, tregon një transkript i rishikuar nga Reuters.
Biden lavdëroi forcat e armatosura afgane, të cilat u trajnuan dhe financuan nga qeveria amerikane. “Ju qartë keni ushtrinë më të mirë,” i tha ai Ghanit. “Ju keni 300,000 forca të armatosura mirë kundrejt 70-80,000 (të talebanëve) dhe ato janëtë afta për të luftuar mirë.”
Fjalët e udhëheqësit amerikan treguan se ai nuk e kishte parashikuar kryengritjen dhe kolapsin masiv që do të vinte 23 ditë më vonë, shkruan SHQIP.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë fort, diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht, për t’u siguruar që qeveria juaj jo vetëm të mbijetojë, por të jetë e qëndrueshme dhe të rritet,” tha Biden. Shtëpia e Bardhë të martën nuk pranoi të komentojë mbi bisedën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




