Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga COVID-19

Botë | 3 vite më parë

Nga José Manuel Barroso/ Vështirësitë, krizat, fatkeqësitë dhe gabimet shpesh ofrojnë njohuritë më të vlefshme. Pandemia e COVID-19 është një rast i tillë. Me gjithë vuajtjet që ka shkaktuar virusi, ka përcaktuar gjithashtu hapat që vendet duhet të ndërmarrin, si kolektivisht ashtu edhe individualisht, për t’u përgatitur për emergjencat e ardhshme globale të shëndetit publik.

Tani, me pandeminë që kemi lënë pas, pyetja është nëse liderët politikë në mbarë botën do tw nxjerrin mwsime.

Kjo nuk është një pyetje e parëndësishme. Gjatë dekadave të fundit, shpërthimet e sëmundjeve kanë shkaktuar një cikël të përsëritur paniku dhe neglizhence midis politikëbërësve.

Por në dritën e shkatërrimit njerëzor, ekonomik dhe social të shkaktuar nga COVID-19, ne mund dhe duhet ta thyejmë këtë model.

Nëse COVID-19 na ka mësuar diçka, është se faktorë të tillë si ndryshimi i klimës, cenimi njerëzor në habitatet e kafshëve të egra, rritja e popullsisë, urbanizimi dhe udhëtimet me kosto të ulët, bëjnë gjithnjë e më shumë gjasa që ne të përballemi me pandemi më shkatërruese në të ardhmen.

Një studim i vitit 2021 zbuloi se “probabiliteti vjetor” i epidemive ekstreme mund të “rritet deri në trefish” në dekadat e ardhshme.

Do të ishte jashtëzakonisht e pamatur të mos ndërmerreshin veprime vendimtare tani për të zbutur këtë kërcënim të mundshëm.

Një mësim tjetër vendimtar nga COVID-19 është se të gjitha vendet duhet të kenë sisteme të fuqishme shëndetësore të afta për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht një emergjence, duke adresuar njëkohësisht nevojat e vazhdueshme të kujdesit shëndetësor.

Edhe vendet me burime të mira luftuan për të kryer këtë akt kompleks balancues gjatë pandemisë, duke rezultuar në miliona vdekje dhe dëme të rënda ekonomike.

Qeveritë në mbarë botën u detyrohen qytetarëve të tyre që të bëjnë investime të rëndësishme dhe të qëndrueshme në fusha të tilla si mbikëqyrja e sëmundjeve, aftësitë e reagimit ndaj shpërthimit, shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor dhe trajnimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor. Investime të tilla nevojiten jo vetëm në vendet më të pasura, por edhe në vendet me të ardhura më të ulëta që nuk mund t’i përballojnë ato vetë.

E gjithë kjo nënvizon domosdoshmërinë që vendet e pasura të ndërhyjnë dhe të ofrojnë ndihmë.

Gjatë gjithë pandemisë, qeveritë e këtyre vendeve, duke pranuar se patogjenët vdekjeprurës janë indiferentë ndaj kufijve kombëtarë, përsëritën mantrën se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

E megjithatë, pavarësisht nga kjo retorikë e lartë, vendet me të ardhura më të ulëta e gjetën veten të fundit në radhë për diagnostikime, vaksina, trajtime dhe furnizime të tjera thelbësore.

Gavi, Aleanca e Vaksinave iu desh të priste muaj përpara se COVAX të arrinte të kapërcente grumbullimin e vaksinave dhe ndalimet e eksportit e të fillonte të dërgonte sasi të konsiderueshme në vendet në nevojë.

Lajmi i mirë është se sigurimi i aksesit të barabartë në vaksina dhe ndërhyrje të tjera thelbësore është një qëllim i arritshëm.

Ka disa hapa që qeveritë mund të ndërmarrin për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme dhe për të siguruar që të gjitha vendet, pavarësisht nga pasuria e tyre, të kenë burimet që u nevojiten për të menaxhuar krizën.

Së pari, në vend që të mblidhen para gjatë një emergjence, mjetet inovative të financimit mund të sigurojnë financim paraprakisht dhe të sigurojnë që ai të jetë gati për t’u vendosur menjëherë.

Për më tepër, kriza e COVID-19 tregoi se përqendrimi i një pjese të madhe të prodhimit të vaksinave në botë në Veriun Global mund të pengojë rëndë aksesin e barabartë.

Duke pasur parasysh këtë, Komisioni i Bashkimit Afrikan dhe Gavi kanë njoftuar së fundmi një përpjekje të përbashkët për të krijuar objekte të prodhimit të vaksinave në disa dhjetëra vende në të gjithë Afrikën.

Ky rrjet prodhues mund të minimizojë pengesat e mundshme të furnizimit dhe të rrisë disponueshmërinë e vaksinave të tjera jetike, të tilla si për kolerën, për të cilën prodhimi aktual nuk arrin të plotësojë kërkesën.

Iniciativat si marrëveshja për pandeminë, e cila aktualisht po debatohet midis shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, premtojnë të promovojnë barazi dhe efektivitet më të madh në parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë.

Ndërsa negociatat kanë shumë të ngjarë të vazhdojnë derisa marrëveshja të votohet në Asamblenë Botërore të Shëndetit të vitit 2024, qeveritë mund të përfitojnë nga pjesëmarrja në proces dhe duhet të angazhohen t’i përmbahen marrëveshjes pasi të miratohet.

Megjithëse COVID-19 nuk dominon më titujt e lajmeve, është thelbësore që ne të ruajmë vullnetin politik për të vendosur akses të barabartë të vaksinave dhe të mos kthehemi në vetëkënaqësinë tonë para pandemisë.

Udhëheqësit politikë të sotëm kanë një mundësi historike për të nxitur një rend global më gjithëpërfshirës dhe ata kanë përgjegjësinë të veprojnë me guxim përpara urgjencës së ardhshme të shëndetit publik. Dështimi për ta bërë këtë do të na dënojë të gjithëve që të rijetojmë traumat e tre viteve të fundit./Përshtatur nga Project Syndicate/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme