Çfarë përfiton ekonomia nga buxheti i ri

Ekonomi | 5 vite më parë

Në ekonomi ka vend teoria, e vërtetuar tashmë se, një dollar publik i investuar në ekonomi shoqërohet me të paktën pesë dollarë të hedhur në qarkullim nga paratë jopublike. Në vitin 2022 qeveria do të shpenzojë rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5% nga një vit më parë. Dyfishi i kësaj shume pretendohet se do të jetë pjesë e investimeve të përgjithshme në ekonomi në vitin që vjen.

Edhe pse parashikohet një grumbullim prej 384 milionë euro më shumë i taksave dhe tatimeve në vitin që vjen, ligji i buxhetit 2022 planifikon të injektojë në ekonomi një shumë prej 637 miliardë lekësh, 5% më e larta se plani i 2021, ose 75% më e lartë se shpenzimet buxhetore të vitit 2010.

Si FMN dhe Ministria e Financave bënë të ditur se do të fillojë zbatimi i një strategjie të shëndoshë të të Ardhurave, e cila parashikon heqjen e përjashtimeve fiskale.Investimet Publike për vitin 2022 janë planifikuar në masën 6.4% e PBB ose 119.1 miliardë lekë (duke përfshirë këtu edhe fondin e rindërtimit në shumën 20 miliardë lekë, si dhe transfertën kapitale për fondin e shpronësimeve me 1,8 miliardë lekë). Ashtu si dhe në vitin 2021, edhe në vitin 2022 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim, raportoi Ministria e Financave. 

Në katër vitet e fundit, investimet publike kanë kaluar shifrën e 5 miliardë eurove. Sipas FMN, pas një periudhe kontraktimi me 4 për qind në vitin 2020, ekonomia po ngrihet fuqishëm me rritje të parashikuar prej 7.8 për qind në vitin 2021.

Ndërsa sipas Bankës së Shqipërisë, të gjithë sektorët kanë arritur nivelet e para pandemisë, madje sektori industrial dhe ndërtimi janë përshpejtuar. Në përmirësim ështe dhe konsumi dhe investimet private, që janë mbështetur nga rritja e optimizmit dhe kreditimit. 

Pozitivisht kanë ndikuar dhe investimet publike. Viti që vjen duket se do të shkojë në këtë trend të parashikuar edhe nga ekspertët vendas dhe të huaj. Kjo është lista e investimeve publike për vitin që vjen;
Përfundimii  Rrugës së “Arbrit”;
Ndërtimi i Rrugës “Milot – Balldren”; 
Përfundimi i Rrugës “Milot – Morinë”; 
Ndërtim Tuneli i Llogarasë; 
Ndërtimin e Rrugës “Orikum – Dukat, By Pass – Porti i Jahteve”; 
Përfundimi i punimeve në rrugën Kardhiq – Delvinë 
Unaza e Tiranës;
Aeroporti i Vlorës dhe Sarandës
Segmenti hekurudhor Tiranë – Durrës si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore Tiranë-Rinas
Ndërtimi i Marinave në Durrës, Vlorë dhe Sarandë
Portet e mallrave në Durrës dhe Vlorë
Skavica, përveç gjenerimit edhe optimizim i përdorimit të kaskadës së Drinit
Investimet fotovoltaike dhe eolike etj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme