Çfarë po ndodh me Euron?

Ekonomi | 2 vite më parë

Për tre muaj rresht Banka e Shqipërisë po ble direkt monedhën europiane në treg për të mos lejuar rënien drastike të saj poshtë kufirit të 100 lekëve. Po me të njëjtin ritëm po shkon në treg leku shqiptar, vlerësuar nga rritja e ndjeshme e kredisë për bizneset dhe qytetarët.

 Nuk ka të ndalur thepisja e monedhës europina në tregun shqiptar. Faktorët janë të shumë por për periudhën bie në sy rritja e fluksit turistik dhe sidomos rritja e kredisë në lekë që ka sjellë mbivlerësimin record të monedhës shqiptare. Grafikët javorë të kursit të këmbimit e vërtetojnë këtë, ndërsa krahasimi i kësaj rënieje të euros në vitin e fundit tregin se trendi nuk ka të ndaluar.

Sikurse shihet në grafik, kursi zyrtar i është afruar më shumë se kurrë më parë kufirit simbolik të 100 lekëve. Sipas ekspertëve të tregut valutur, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal, me një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimisht të muajit gusht.

Ja si e paraqit Banka e Shqipërisë këtë ndryshim të monedhës brenda një viti kalendarik.

Po ndërsa në gushtin e kaluar një euro këmbehej me 111,41 lekë, këtë vit, efekti sezonal ka qenë më pak i dukshëm, për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila po kryen blerje direkte të valutës. Ka tre muaj që Banka e Shqipërisë kërkon të mos e lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve. Ekspertët valutore thonë se në qoftës se forcat e tregut do të ishin të lënë të vepronin lirisht, euro prej muajsh do të këmbehej dukshëm poshtë nivelit të 100 lekëve. Edhe forcimi i lekut ka patur rol. Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedhës vendase e kanë rritur ofertën monetare të Lekut në nivelin më të lartë prej më shumë se dy vitesh. Rritja e shpejtë e kredisë në monedhën vendase duket të jetë faktor kryesor. Ajo që vihet re, ka një rezultante: blerja e valutës së huaj dhe injektim në tregu të sasive të shtuara të lekut.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme