Çfarë pritet të ndodhë këtë javë: Nga kursi i këmbimit të Euro-s, te çmimet e karburanteve dhe energjisë

Java që nisi do të kulmojë të enjten e 21 korrikut me mbledhjen e Bankës Qëndrore Europiane, e cila do të rrisë normat e interesit për herë të parë në më shumë se një dekadë. Euro ka marrë tatëpjetën e madhe dhe pas njëzet vjetësh është bërë më e dobët se dollari amerikan, duke treguar supermacinë e monedhës së përtej Atlantikut por edhe guximin e Rezervës Federale Amerikanë që do të rrisë plotë shtatë hërë këtë vit normën bazë të interesit.
Lajmet e fundit thonë se Banka Qëndrore Europiane është angazhuar për një rritje prej 25 pikësh bazë, por mes pjesëmarrësve të tregut ka ende nga ata që hipotezojnë një lëvizje më agressive, prej 50 pikë bazë. Shtrëngimi sasior, një mjet që përdorin bankat qëndrore për të frenuar inflacionin do të nisë prej këtij kursi. Ndikim, nuk ka gjasa që të mos pasyrohet edhe në Shqipëri.
Vini re grafikët e kursit të këmbimit të Euros me monedhën shqiptare dhe të Euros me monedhën amerikane, për të parë tatëpjetën që duket se nuk ndalet.


Në Shqipëri ka filluar prej ditës së hënë forcimi i Euros.
Lajme të tjera vijnë nga bankat të tjera qëndrore. Banka Qendrore Turke dhe Afrika e Jugut do të takohen në ditët në vijim, ku kjo e fundit pret të rrisë normat me 50 pikë për qindje, ndërsa ajo Banka Qëndrore ruse të premten pritet t’i ulë normat e interesit me po 50 pikë për qindje. Gjithashtu është planifikuar mbledhja e Bankës së Japonisë, e vetmja bankë qendrore që nuk synon të braktisë politikën e normës zero të interesit.
Sakaq, çështja e gazit e mban Evropën në ankth.Të mërkurën, plani i energjisë, i promovuar nga Komisioni Evropian, pritet të mbrojë BE-në nga ndalimi i furnizimeve me gaz rus. Ende në frontin e energjisë, e gjithë vëmendja këtë javë është në frontin e gazit. Mirëmbajtja vjetore e gazsjellësit Nord Stream 1 do të përfundojë më 21 korrik dhe ekziston një shqetësim i fortë se flukset e gazit nuk do të rifillojnë pasi të përfundojë mirëmbajtja. Edhe para fillimit të mirëmbajtjes vjetore, flukset e gazit rus përgjatë tubacionit ishin rreth 60% nën nivelet normale. Aktualisht, depozitimi i gazit në Evropë është pak më pak se 63% i kapacitetit, pak më poshtë mesatares pesëvjeçare prej rreth 65%, megjithëse mbi nivelet e matura në këtë fazë vitin e kaluar, me rreth 52%.
Në Shqipëri, çmimi i energjisë, përfshirë karburantet dhe energjinë elektrike, do të vijojnë të jenë në këto nivele për shkak të ndikimit që jep në karburnate kursi i këmbimit të dollarit dhe te energjinë elektrike, Bursa ende e lartë e Hungarisë, ku kuotohen blerjet e KESH sha, me çmime nga 408 deri në 480 Euro për megavat orë.

/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




