Champions, Guardiola: Respekt për Real Madridin, por ne jemi City

“Duhet të përballesh me kundërshtarin tënd me respekt të madh, ta shikosh në sy dhe t’i thuash: ‘Në rregull, ky është ekipi ynë’. Dhe pastaj duhet ta bësh. Pastaj, nëse je me fat, avancon në raundin tjetër”. Kjo është ajo që tha Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit.
Për të luajtur në Bernabéu: “Emocionet vijnë kur luan dobët ose kur kundërshtarët luajnë më mirë. Nuk është hera e parë që kemi qenë këtu, kemi qenë këtu shumë herë dhe shumë lojtarë e njohin stadiumin. Sigurisht, gjërat e mira nuk mund të ndodhin nëse nuk je vetvetja”, shtoi ai.
Së fundmi, Guardiola foli për formën aktuale të Manchester City-t krahasuar me 12 muaj më parë. “Po hyjmë në një pozicion më të mirë. Sezonin e kaluar, mbërritëm shumë të lodhur dhe kishim pak lojtarë në dispozicion”.
“Kur të gjithë janë në formë të mirë dhe luajnë në shumë gara dhe ndeshje, është më mirë të bëjmë rotacion. Këmbë dhe mendje të freskëta”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




