Charles III kurorëzohet sot si Mbreti i Britanisë së Madhe

Charles III kurorëzohet zyrtarisht sot (10 shtator), Mbret i Britanisë së Madhe. Flamujt do të valëviten në shtizë të plotë për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, përpara se të kthehen në gjysmështizë.
Për herë të parë pas 70 vitesh, himni kombëtar britanik me ndryshimin e tekstit ” Zoti ruaj Mbretin ” u dëgjua në Katedralen e Shën Palit në Londër . Ky version që i referohet një monarku mashkull zëvendëson “Zoti ruaj Mbretëreshën”, himni i luajtur që nga hyrja e Elizabeth në fron në 1952.
Charles III vjen në fron në një kohë të vështirë, me Mbretërinë e Bashkuar që po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në 40 vjet, duke ndryshuar katër kryeministra në gjashtë vjet.
Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Charles III falënderoi njerëzit për pjesëmarrjen e tyre në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.
Në moshën 73-vjeçare, Charles është monarku më i vjetër britanik që ka hipur në fron.
Mbretëria e Bashkuar mbetet në zi kombëtare për vdekjen e Elizabeth. Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




