Chelsea, Maresca: Jemi më përpara sesa mendonim

Angli | 2 vite më parë

Chelsea do të përfshihet në Kupën e Ligës të martën kundër Barroë në raundin e tretë dhe Enzo Maresca foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur te lojtarët e dëmtuar: “Malo Gusto është në dispozicion, Romeo Lavia jo. Do të ishte një mundësi për t’u dhënë minuta atyre që kanë luajtur më pak, është e njëjta gjë që mund të bëjmë edhe në Konferencë. Shpresoj të jetë një mundësi e mirë për ta në një ndeshje zyrtare. Ne do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që të mundemi, siç bëjmë gjithmonë, për të fituar”.

Një vlerësim për punën e deritanishme – “Ne jemi më përpara sesa prisnim. Jo në aspektin e rezultateve, por në mënyrën se si ekipi po përparon dhe luan. Ne duhet të mësojmë shumë, shumë gjëra dhe duhet të përmirësojmë shumë gjëra. E rëndësishme është që ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme