Cikloni godet Brazilin, të paktën 11 të vdekur dhe 20 të zhdukur, banorët braktisin shtëpitë

Botë | 3 vite më parë

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga cikloni vdekjeprurës që ka goditur Brazilin.

Në zonat e përmbytura po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e helikopterëve ndërsa Autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Situata në Cara, një qytet me rreth 8000 banorë i cili u vizitua nga guvernatori i shtetit, Eduardo Leyte  paraqitet ende dramatike, raporton CNN. 

“Situata në Kara na shqetëson thellë. Është e rëndësishme që ne të mund të hartojmë shpejt zonat më të prekura në mënyrë të organizuar dhe të identifikojmë ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme”, tha guvernatori.

Shumë banorë në zonat e prekura kanë kërkuar strehim të përkohshëm në ambientet sportive.

Guvernatori i Rio Grande do Sul tha se në 48 orët e mëparshme, “rreth 2,400 njerëz ishin shpëtuar”.

 “Prioriteti ynë që në fillim ishte mbrojtja dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Ne po shpëtojmë banorët e bllokuar, po gjejmë personat e zhdukur dhe po ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme për familjet e prekura”, tha Eduardo Leyte.

Dëme të konsiderueshme u janë shkaktuar edhe komuniteteve në shtetin fqinj të Santa Catarina, ku shumë banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme