Cilësia e ajrit në Bosnje, Sarajeva shpall gjendjen e alarmit

Botë | 3 vite më parë

Qeveria lokale në Sarajevë shpalli gjendjen e alarmit të enjten për katër komunat që janë në përbërje të saj, për shkak ndotjes së madhe së ajrit, ndërsa ekspertët kanë rekomanduar banorët që të qëndrojnë sa më pak jashtë.

Ky vendim do të thotë ndalim i qarkullimit nëpër qytet për automjetet me motorë EURO 3 dhe, kur është e mundur dhe mbylljen e të gjitha objekteve që ndotin ajrin duke emetuar pluhur.

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Bosnjë- Hercegovinës sipas të dhënave të Indeksit të Cilësisë së Ajrit arriti në 212, duke e vendosur Sarajevën në vendin e tretë në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Vetëm qyteti i Lahores në Pakistan dhe Nju Delhi në Indi ishin dy qytetet më të ndotura se Sarajeva në gjithë botën mëngjesin e së enjtes. Nivelet e larta të ndotjes mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrjes, sëmundje kardiovaskulare dhe komplikime të tjera shëndetësore, ndaj ekspertët këshillojnë qytetarët të shmangin kalimin e kohës jashtë shtëpisë.

Gazetare: V. Zharri    

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme