Cilin koalicion do të votojnë gjermanët?

Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare gjermane, një sondazh i ri tregon se votuesit kanë vendosur tashmë se cilën parti do të zgjedhin.
Në një sondazh të ”YouGov” që pyeti opinionin publik nëse ai kishte marrë një vendim përfundimtar se kë do të votonte për zgjedhjet në Bundestag, 74 për qind thanë ”po”.
Sondazhi u krye midis 16 dhe 22 shtatorit.
Ndërkohë, 15 për qind e të anketuarve thanë se do të bënin një zgjedhje përfundimtare më vonë, 9,0% nuk e specifikuan dhe një për qind thanë se nuk e dinin.
Si përgjigje se cila parti do të votohej më shumë, social-demokratët mbetën në vendin e parë me 25%, të ndjekur nga blloku konservator CDU/CSU me 21% dhe të gjelbrit në vendin e tretë me 14%.
Partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) mori 12%, ”Demokratët e Lirë” (FDP) pro biznesit 11% dhe partia e majtë ekstreme ”Die Linke” 7%.
Sondazhet zgjedhore janë vetëm një fotografi e opinionit në kohën e sondazhit dhe nuk janë një parashikim i rezultateve të zgjedhjeve.
Lidhjet e dobësuara partiake dhe vendimmarrja gjithnjë e më afatshkurtër e bënë më të vështirë për institutet e sondazheve të vlerësojnë të dhënat e mbledhura.
Një rezultat i afërt pritet kur gjermanët të shkojnë në votime të dielën, me konservatorët e kancelares Angela Merkel që rrezikohen të largohen nga pushteti pas gati 16 vitesh./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




