City “arratiset” me De Bruyne, Chelsea është -13

Manchester City-Chelsea nuk zhgënjen pritshmëritë: ndeshja e shkëlqyer mes të parëve në Premier League ofron ekuilibër të madh dhe luhet prej kampionësh. Është pikërisht një prej tyre që vendos dhe firmos, pikërisht kapiteni i Qytetarëve: Kevin De Bruyne. Belgu, dikur i bluve, me 20 minuta nga fundi vendoset i vetëm dhe pas një aksioni personal shënon 1-0 me një gol sa të bukur aq edhe të rëndësishëm. Tani, Guardiola dhe skuadra e tij arrijnë majën në +13.
Një përplasje kreu në javën e 22-të të Premier League: Chelsea i Tuchel vizitoi Cityn e Guardiolës, i pari me dhjetë pikë përpara Bluve. Pep zgjedh Foden si referencë të avancuar ndërsa trajneri gjerman fokusohet te Lukaku dhe lë Jorginhon në stol, ashtu si Havertz. Kryesuesit e nisën fuqishëm dhe i vunë menjëherë nën presion londinezët, por ata u kompaktësuan dhe tentuan të sulmojnë në kundërsulm me Lukakun, por shpeshherë të izoluar. Sulmuesi belg ka shansin e tij të parë të mirë: përfiton nga një lapsus i Stones, fluturon drejt portës, por më pas i shërben Ziyech, në pozicion jashtë loje, me një impuls altruizmi të tepruar.
Me kalimin e minutave, mbrojtjet përmirësohen nga sulmet, ritmet e furishme të minutave të para bien dhe mundësitë zhduken. Në minutën e 39′, shansi më i mirë për skuadrën e Guardiolës lindi nga një gabim i Kovacic: ish-madileni rrezikon një pasim horizontal në afërsi të zonës së tij të penalltisë, por bashkëpunimi De Bruyne-Grealish nuk jep rezultatin e duhur.
Pas pushimit, ndeshja ndjek të njëjtën rrugë, por bëhet më kaotike. Dhe pas vetëm dy minutash, Lukaku e gjen veten përballë Ederson: por rezultati mbetet I pandryshuar. Gabimet shumohen, De Bruyne fillimisht merr masat nga gjuajtja e lirë, më pas në minutën e 70-të me një veprim të buku arrin të gjejë golin e vetëm të kësaj sfide, me vlerën e tri pikëve.
Është 1-0, momenti që vendos ndeshjen dhe e vendos kampionatin e Guardiolës në një rrugë më të sigurtë, tani në +13 ndaj Chelsea-t dhe +14 ndaj Liverpool-it, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




