City fiton derbin ndaj United dhe nis sezonin e ri me trofe

Manchester City nis sezonin e ri me trofe, pasi ka mposhtur Manchester United në finalen e Superkupës së Anglisë.
Koha e rregullt e derbit ka përfunduar në barazim 1-1 dhe pas gjuajtjeve të penalltive (nuk ka patur kohë shtesë) lojtarët e Guardiolës janë treguar më të saktë nga 11-metrat, duke triumfuar përballë rivalëve të qytetit.
Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës është Garnacho ai që kalon në avantazh “djajtë e kuq”. City reagon dhe arrin të barazojë shifrat me Bernardo Silvën në minutën e 89-të.
Koha e rregullt mbyllet në barazim 1-1 dhe ruleta e penalltive i buzëqesh kampionëve në fuqi të Anglisë, që nisin sezonin duke fituar Superkupën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




