City humbet përsëri, Haaland: Guardiola do ta gjejë zgjidhjen

Angli | 2 vite më parë

Një tjetër disfatë për Manchester Cityn. Skuadra e Guardiolës u mund 2-1 nga Aston Villa. Në fund të ndeshjes, sulmuesi Erling Haaland foli për TNT Sports: “Natyrisht ne jemi të zhgënjyer, gjërat nuk po shkojnë mirë. Nga këndvështrimi im, nuk kam bërë mirë.  Së pari shikoj veten, nuk i kam bërë gjërat mjaft mirë, nuk kam shënuar kur kam pasur rastet e mia”.

“Guardiola? Ka fituar Premier League gjashtë herë në shtatë vjet, kështu që nuk duhet ta harrojmë kurrë. Ai do të gjejë zgjidhjet, e bënte çdo vit. Ne ende besojmë në të, duhet të punojmë më shumë se kurrë në këtë kohë. Çfarë më tha Guardiola në tunel? Janë detaje të vogla, tani nuk më kujtohet. Mendoj se kemi humbur një ndeshje, një lojë tjetër. Nuk e mbaj mend, por ndoshta ishin udhëzime të vogla për t’i bërë gjërat më mirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme